Bame Group

Rreth nesh

Mehmet Bajrami u lind më 13 prill 1976 në Ferizaj. 

Në vitin 1993 migroi në Gjermani për shkak të krizës ekonomike në Kosovë. Fillet e para në Gjermani, pasi mësoi gjuhën gjermane, i nisi në një kompani ndërkombëtare të shitjes të makinerisë së ndërtimit. Kjo kompani e cila operon edhe me disa hidrocentrale, Mehmetit i dha njohuritë e para edhe në këtë fushë biznesi.

Shkollimi:

  1. Menagjment Marketingu
  2. I licensuar per montimin e solareve ne Gjermani.
  3. I lincensuar  per aprovimin e kompanive  Montuese te skeleve.

Trajnime – Konferenca…

Gjatë rrugëtimit, si drejtor menaxhues i kompanisë “KosovaTrading GmbH”, ishte përgjegjës për tregëtimin e makinerive bujqësore dhe makinerive të ndërtimit, nga Gjermania në Kosovë.

Nga viti 2000, Mehmeti është angazhuar në fuqizimin e mardhënieve biznesore mes Kosovës dhe Gjermanisë. Gradualisht, në vitin 2006, Mehmeti ka ngritur kompaninë “Forskraft SH.P.K” në Ferizaj-Kosovë. Si drejtor menaxhues, ka arritur të realizoj disa projekte mes Kosovës dhe Gjermanisë.

E tërë kjo përvojë në fushën e energjisë e cila për Mehmetin ka qenë e njohur që nga viti 2006, në zhvillimin e hidrocentraleve si potencial i prodhimit të energjisë përmes ujrave e cila për periudhën, viti 2010-të, ka qenë një prej të arriturave në këtë fushë.Kjo përvojë i ka shërbyer për zhvillimin e biznesit duke ndjekur trendin global.

Mehmeti, udhëheqë “Bame Group”, me përvojën tetë vjeçare në fushën e energjisë së ripërtritshme, duke realizuar projekte  të mëdha nê Gjermani, të cilat prodhojnë, ( qindra mw) energji përmes paneleve Solar.

Ky sukses, ka motivuar Mehmetin që tërë përvojen e tij t’a zgjerojë edhe në Kosovë. Tashmë “Bame Group” nën udhëheqjen e Mehmetit, po shënon sukseset e pandalshme edhe në Kosovë, bashkë me partnerët atje.

Rreth Ofron Group

Jemi kompani që operon në fushën e energjisë së ripërtritshme, që nga viti 2019-të, e përqëndruar në montimin dhe prodhimin e produkteve përcjellëse të paneleve solare. Kompania jonë ka arritur të zhvillohet në trend me kërkesën e kohës në këtë sektor fal strategjisë, ku për fokus kemi krijimin e konkurrencës  në treg. Me cilësi, angazhim dhe seriozitet, jemi të përqëndruar në rritjen e marrdhënieve të partneritetit brenda dhe jashtë shtetit të Kosovës, padyshim përmes profesionalizmit dhe cilësisë së lartë që ofrojmë.

 

Prodhojmë :

  1. Katër llojë të gurëve
  2. Shina prej alumini
  3. Kapëse solare të mesit
  4. Kapëse solare fundore
  5. Të gjitha llojet e “shrafave” për panele solare

Kjo përparësi e jona na mundëson që tju ofrojmë cilësi sa më të lartë.

Aktiviteti

Përmes punës tonë synojmë që energjinë e prodhuar përmes diellit, t’a intergojmë sa më shumë në territorin e Kosovës, si vetprodhues, në biznese dhe në ekonomitë familjare Kjo lloj energjie e prodhuar nga panelet solar është konstatuar si energjia më efiçiente dhe është mirëpritur globalisht, si investim i sigurt. Angazhimi ynë referohet edhe mjedisit sa më ekonomik.

Qellimi

Misioni i Bame Group dhe Ofron Group është që të nxisë përdorimin e energjisë së ripërtrishtme të prodhuar përmes paneleve solar. Duke qenë se Kosova ka klimë të përshtatshme për prodhimin e energjisë përmes diellit, konsiderojmë që suksesi është i garantuar.

Përparësitë

Ofron Group është prodhues i pothuajse të gjitha produkteve përcjellëse për realizimin e projekteve me paneleve solare. Jemi furnizues ekzskluziv për disa kompani prestigjioze Gjermane dhe më tej.

A keni ndonjë pyetje ?

Mund të na kontaktoni përmes formularit të kontaktit ose përmes telefonit.

Scan the code